Vetëdija e Reformatorit
me Asdren Bytyqi, Fitim Gërguri & Gazmend Gjota
Përmbledhje
Në këtë tryezë të Prishtina Talks, Gazmend Gjota, Asdren Bytyqi dhe Fitim Gërguri reflektojnë mbi librin "Vetëdija e Reformatorit" të autorit Ali Husejn Asiri, në përkthim të Fitim Gërgurit. Gazmend Gjota ndërton bërthamën e diskutimit duke shtjelluar pesë shtyllat mendore mbi të cilat autori ngre figurën e reformatorit — nga formimi i vetëdijes para veprimit, te thellimi i idesë, kthimi i saj në projekt, vetëdija kolektive dhe menaxhimi i ndikimit — duke i lidhur pandërprerë me sfidat tona reale: ndërtimin e turmave para mendjeve, iluzionin e ndryshimit të shpejtë dhe mungesën e alternativave. Asdren Bytyqi sjell Alija Izetbegoviçin si model të reformatorit-intelektual të shekullit XX, ndërsa hoxhë Fitim Gërguri e shtjellon temën në dritën e Kuranit, sunetit dhe shembujve nga selefi.
Disa pika që trajtohen: 📌 Pesë shtyllat mendore të reformatorit dhe pse reforma fillon nga vetëdija 📌 "Ndërtimi i turmave para mendjeve" — gabimi ynë i përsëritur 📌 Iluzioni i ndryshimit të shpejtë dhe kritika e sipërfaqshme e ngjarjeve 📌 Alija Izetbegoviçi: nga "Deklarata Islame" te presidenca e Bosnjës 📌 Sinqeriteti, durimi strategjik dhe vepra pa zhurmë
📍 Prishtina Talks