Episodi 59

Takëm për intelektualin e ri

me Gazmend Gjota

Përmbledhje

Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Gazmend Gjota prezanton librin "The Intellectual Toolkit of Geniuses" të I. C. Robledo — 40 parime praktike që, sipas autorit, i ndajnë mendjet e mëdha nga të tjerët.

Gjota i kalon të 40 parimet nga fillimi në fund — nga mënyra si e shohim realitetin dhe mbështetja te vetja, te leximi dhe zhvillimi i inteligjencës, mendimi sistemik, thellësia e njohurive dhe përhapja e dijes — duke i ilustruar me shembuj dhe duke i lidhur me kontekstin tonë. Në fund shton disa parime bonus mbi arsyetimin (falsifikueshmërinë, mendimin e rendit të dytë, gabimet logjike), një fjalë për përulësinë intelektuale, dhe një listë burimesh të rekomanduara për ngritje intelektuale. Pjesë e një cikli takimesh mbi punën mendore.

Disa pika që trajtohen: 📌 Çka e dallon një intelektual — dhe pse na mungojnë këto parime 📌 Pse sistemet kanë agjendën e vet dhe si të mbështetesh te vetja 📌 Fjalori si kufi i mendimit: pa fjalë, truri bllokohet 📌 Thellësia kundër dijes sipërfaqësore në epokën e "faktoideve" 📌 A është shoqëria gati për një ide? Vizioni kundër zbatimit 📌 Parime bonus: Kahneman, gabimet logjike dhe "harta nuk është territori"

📑 Prezantimin në formatin Slide mund ta gjeni në vegzën e mëposhtme:

📍 Prishtina Book Talks

Kapitujt