Realiteti Hyjnor: Zoti dhe Mirazhi i Ateizimit
me Osman Çekaj
Përmbledhje
Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Osman Çekaj prezanton librin "The Divine Reality: God, Islam and the Mirage of Atheism (Realiteti Hyjnor: Zoti dhe Mirazhi i Ateizmit)" të folësit dhe studiuesit britanik Hamza Andreas Tzortzis — një vepër që del si fryt i gati dy dekadash studimi e debatesh mbi Islamin, ateizmin dhe ideologjitë sekulare.
Çekaj i prek idetë qendrore të librit: pse autori e quan ateizmin një "mirazh intelektual", barrën e argumentit, supozimet e gabuara mbi të cilat ngritet ateizmi, dhe argumentet për ekzistencën e Zotit — nga fitra dhe dizajni i universit, te argumentet kuranore, morali objektiv dhe autorësia hyjnore e Kuranit. Prezantimi e vendos temën edhe në kontekstin shqiptar, ku ateizmi u përhap si doktrinë përmes sistemit komunist.
Disa pika që trajtohen: 📌 Pse autori e quan ateizmin një "mirazh intelektual" 📌 Barra e argumentit: kush duhet të provojë çka? 📌 Big Bang-u dhe ADN-ja në debatin mbi Zotin 📌 Fitra dhe argumenti i dizajnit për ekzistencën e Zotit 📌 A mund ta mbështesë ateizmi moralin objektiv? 📌 Trashëgimia e ateizmit komunist në kontekstin shqiptar
📍 Prishtina Book Talks