Book Talks

Anti-intelektualizmi në jetën amerikane

me Zgjim Dida

Përmbledhje

Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida prezanton "Anti-Intellectualism in American Life" të historianit Richard Hofstadter — një vepër fituese e çmimit Pulitzer që analizon dyshimin dhe mospëlqimin ndaj jetës mendore në historinë amerikane.

Dida ndjek katër burimet kryesore që Hofstadter identifikon — fenë, politikën, praktikalitetin dhe edukimin — dhe tregon se si antiintelektualizmi është dukuri ciklike, që herë forcohet e herë dobësohet. Në pjesën e dytë, prezantimi zgjerohet me reflektime mbi cilësinë e formimit, të dhëna nga PISA dhe tregu i punës, konceptin e kapitalit te Bourdieu, dhe pyetjen se çfarë do të thotë sot me qenë intelektual — përfshirë realitetin e arsimit në Kosovë.

Disa pika që trajtohen: 📌 Si një sitkom televiziv u bë shkas për të folur për antiintelektualizmin 📌 Katër burimet: feja, politika, praktikaliteti dhe edukimi 📌 Dallimi mes intelektit dhe inteligjencës 📌 Eksperti kundër ideologut dhe populizmi amerikan 📌 "Skin in the game" dhe pse intelektualët japin këshilla pa kosto 📌 Cilësia e formimit, PISA dhe realiteti i arsimit në Kosovë

📍 Prishtina Book Talks

Kapitujt